Sot nis muaji i shenjtë i Ramazanit, Rama mesazh për shqiptarët

Sot ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët muslimanë në mbarë botën.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë besimtarët myslimanë me një foto të Xhamisë së Gjin Aleksit në Delvinë.

“MIRËMËNGJES 😀
dhe ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar Muajin e Ramazanit, me këtë foto të Xhamisë së Gjin Aleksit në Delvinë.
Ky monument kulture i ndërtuar rreth viteve 1600, xhami e njohur për sistemin e përkryer akustik dhe gërshetimin e kulturës vendase me atë post-bizantine e otomane, po i nënshtrohet për herë të parë restaurimit të plotë falë bashkëpunimit të shkëlqyer të Ministrisë së Kulturës me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
Agjërim të lehtë!”, shkruan kryeministri Rama.

/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU