Sondazhi/ Vota e durrsakëve pas ikjes së Dakos, në Elbasan kryeson PS-ja

Ikën Dako në Durrës, PS mbetet triumfuese, Valbona ‘mund’ Valdonën

Bashkia e Durrësit e cila prej 3 mandatesh drejtohet nga Vangjush Dako duket se do vazhdojë të mbetet një bastion i Partisë Socialiste. 55% e personave të pyetur nga GPF Inspiring Research do votonin për Valbona Sako nga radhët e PS përballë 7% të Valdona Sakollarit nga Bindja Demokratike. Ndonëse partitë e tjera nuk kanë paraqitiur kandidat në këtë bashki PD do rrëmbente 27 % të votave, ndërsa LSI 6.5%, e cila pëson një rënie të ndjeshme me sondazhet e mëparshme.

Në Elbasan kryeson PS, futet në garë edhe Bindja Demokratike

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot në Elbasan  e cila drejtohet nga Qazim Sejdini do triumfonte PS me 48% , ndjekur nga PD me 28 %. Ndërkohë që në sondazhet e mëpashme PS ka qenë kryesuese ndjekur nga PD. LSI duket se ka një rritje në krahasim me sondazhin e mëparshëm. Ajo që vihet re është futja në garë e Bindjes Demokratike.

Gara për Fierin, sondazhi nxjerr fitues PS

61 % e fierakëve e pyetur nga GPF Inspiring Research, nëse zgjedhjet do mbaheshin sot do votonin PS, e cila vazhdon të ketë të njëjtin rezultat me sondazhin e mëparshëm. PD do pësonte një rritje ndërsa vihet re se LSI do përsote një rënie të ndjeshme. Edhe Bindja Demokratike do rrëmbente disa zgjedhës. /i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU