Jim Simons, anëtari i grupit legjendar “Kiss”, gjatë një interviste për revistën “The Sun” ka pohuar se ka fjetur me gati 5000 femra dhe se bashkëshortja e tij Shannon Tëidd, pak para se të martoheshin, i kishte vënë atij një ultimatum të pazakontë.
Në të vërtetë, Shannon me të cilën këngëtari ishte argëtuar për 28 vite para se të martoheshin, kishte kërkuar nga bashkëshorti i saj i tanishëm që të djeg të gjitha fotot e ish të dashurave të tij.
Ndërsa grumbulli i fotove seksi të ish dashnoreve të këngëtarit, ishte djegur me ditë të tëra, duke marrë parasysh se muzikanti kishte zbuluar se seksi ka qenë diçka që nuk ka mundur t’i rezistojë.
“Gjatë ditëve të rinisë, nuk më kanë interesuar drogat por isha i çmendur pas seksit. Por a kam fjetur me të gjitha ato femra? Kështu më kanë thënë. Kam pasur edhe foto të cilat e kanë dëshmuar këtë. Por jam detyruar që t’i djeg të gjitha ato. Ndërsa unë dhe Shannon me këto foto kemi bërë një ri të vogël”, ka sqaruar këngëtari, përgatiti Zëri. (b.an)