Njeriu që kreu masakrën e Dukagjinit duke vrarë 2 turistë çekë, mesa duket është një indivit I cili nuk njeh kufinj kur bëhet fjalë për para dhe dhunë. Sokol Mjacaj në 2014 rezulton të ketë vjedhur dhe gjobitur me 500 euro dhe 1200 euro dajën e tij Zef Qefalaku, i cili ishte tregtar motorësh në zonën e Dukagjinit.
Kjo akuzë është diskutuar gjatë në prokurorinë e Shkodrës dhe më pas për çudi është rrëzuar, duke e çuar në gjykatë Sokol Mjacaj vetëm për akuzën e “Vjedhjes”, raporton A1 Report.
Ngjarja ka ndodhur në 12 qershor të 2014 në fshatin Hot i Ri, ku Sokol Mjacaj bashkë dhe me disa persona të tjerë kanë shkuar në banesën e dajës së tij me një motor me karoceri dhe kanë marrë prej andej disa motora, dokumenta, një laptop dhe një biçikletë fëmijësh.