Sociologët në alarm, shtohet numri i grave duhanpirëse

Këto janë imazhe të përdorura në vitet ’30 – ’50 në paktetat e cigareve në Amerikë, ku synohej afrimi i femrave drejt konsuminit të duhanit. Madje kjo reklamohej si një arritje e pavarësisë dhe lirisë së gruas.

Me sa duket kjo mënyrë të menduari vijon edhe sot në vendin tonë, duke parë numrin e lartë të femrave duhanpirëse, me rreth 18% . Sipas sociologut Gëzim Tushi, duhanpirja është e lidhur ngushtë me mënyrën e jetesës.

Sociologu Gëzim Tushi e sheh me shqetësim rritjen e konsumimit tw duhanit kryesisht tek të rinjtë.  Por cilat janë arsyet përse ata pinë cigare?

“Të duken më të mëdhenj, të kundërshtojnë prindin”, shprehet sociologu.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU