• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si të isha ai… Gjergj Xhuvani…

by Luan Rama
14/08/2019 22:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luan Rama

Kohët e fundit e mendoja veten si të isha ai. Dhimbjet e mëdha të shpirtit janë më të mëdha se ato të trupit. Mund të thuash se ishte kjo dhimbje ajo që e mundi çdo ditë e më shumë gjer në frymën e fundit, edhe pse miku ynë i mirë, regjisori i talentuar e donte jetën tmerrësisht, jo thjesht jetën për të jetuar, por një jetë për të krijuar, pasi nëse kishte diçka që e mbante në këtë botë ishte pikërisht filmi, sheshi i xhirimit ku shpirti i tij u bashkua me një shpirt tjetër, kinematografia, pa të cilën ai s’mund të jetonte. Ishte arti, syri në kamera për të pareë botën reale dhe për të krijuar pastaj fiksionin, jetën paralele, atë të mirën, përkundrejt asaj kaotike, aq të ashpër, dramatike, sfidante, të padurueshme, klithëse. Ishte krijonjës i së mirës, siç ishte i tillë vështrimi i tij disi flegmatik në pamje të parë por që kur rrije pak me të bëhej nga më njerëzorët, shkëlqente nga drita. Gjergj Xhuvani më kujtonte gjithnë regjisorin Jean Renoir, autorin e filmit “Le Grand Illusion”, një «bonhomme», ndërtuar nga mirësia, që i pëlqente të pinte verë, të hante mirë, të krijonte paqe rreth tij, e pse jo, të ëndërronte. Ky ishte Gjergji ynë. E kisha parë që adoleshent në krah të atit të tij, skenaristit dhe shkrimtarit të njohur, kolegut tonë Dhimitër Xhuvani. Pastaj u takuam në festivalin e filmit në Kanës kur vinte me Ylljet Aliçkën të prezantonin filmin «Parrullat» që pati jehoneë në atë festival. Më kujtohet që për të hapur diskutimet i bëra një pyetje në konferencën e shtypit me gazetarët. Gjergji fliste pak për veten, mendonte shumë. Të donte me vështrimin e tij. Ishte i lumtur, por ishte e habitshme thjeshtësia e tij, gati proverbiale. Më pas, me ardhjet e tij në Paris, Gjergji jetonte me kinemanë, të dashurën e tij. Dukej si një bohem në rrugët e Parisit, në sheshin e Bastijës dhe zonën e Chatelait, në takimet aq të ngrohta me kineastët francezë në studiot e montazhit apo para një gote verë. Kishe dëshirë të ishe në tavolinë me të, të bisedoje për artin. Nga Kana në tragjedinë e jetuar dhe rrugën që nisi së fundi, të ngjiste ngadalë për të dalë në një ditë të dielltë dhe rijetuar me filmin, për filmin, rruga e tij qe mjaft e shkurtër. Si një fluturim i ndërprerë, si ajo shqiponja e plagosur lart në qiell dhe që papritur bie e përplasur në tokë nga lartësitë e mëdha. Një rënie që përfundon me atë që mund të quhet në kinema «fondu dans le noir» (një shkrirje në errësirë), e pastaj në një «stop-kamera». E megjithatë, ky artist e la gjurmën e tij në artin e kinemasë shqiptare. Dhe kjo gjurmë do na jetë e çmuar, gjithnjë. Në fundit dhe jeta është një fiksion…  /l.m

Next Post
Ambasadori britanik përgënjeshtron ministren shqiptare, ‘faji’ i mbetet zyrës së shtypit

Ambasadori britanik përgënjeshtron ministren shqiptare, ‘faji’ i mbetet zyrës së shtypit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: SHBA-të po “ushtrojnë çdo presion” mbi Rusinë! Na duhet ombrella bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: SHBA-të po “ushtrojnë çdo presion” mbi Rusinë! Na duhet ombrella bërthamore

February 12, 2026
“Nuk kisha zgjidhje tjetër’, flet 40-vjeçarja që tentoi të hidhej nga vinçi: Më hoqën nga puna se kërkova rrogën

“Nuk kisha zgjidhje tjetër’, flet 40-vjeçarja që tentoi të hidhej nga vinçi: Më hoqën nga puna se kërkova rrogën

February 12, 2026
“Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin

“Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin

February 12, 2026
Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

February 12, 2026
Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

February 12, 2026
Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

February 12, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Inflacioni rritet në 2.3% në janar, INSTAT: Rritja e çmimeve, kryesisht nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
Europa brenda dhe jashtë

Europa brenda dhe jashtë

February 12, 2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

February 12, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rama: ‘Llumi’ i pastruar me vetting u dëmshpërblye me rreth 12 milionë euro!

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In