Si sot, më 3 Qershor, vdiq Kafka dhe lindi Ginsberg

1924 – Vdiq shkrimtari austriak Franc Kafka. Veprat e tij, ndër të cilat romani më i famshëm “Procesi” dhe tregimi “Metamorfoza”, patën një ndikim vendimtar në letërsinë e shekullit të 20-të.

1926 – Lindi shkrimtari amerikan Alen Ginsberg. Poezitë e tij ndikuan shumë në vitet pesëdhjetë të shekullit të 20-të.

1965 – Astronauti amerikan Edward White doli nga anija kozmike “Jemini 4” dhe kështu u bë i pari amerikan që “eci” në hapësirë, tre muaj e gjysmë pasi kozmonauti rus Alexei Leonov.

2001 – Vdiq aktori i Hollivudit Anthony Quinn, i cili famën e krijoi pas realizimit të rolit të Zorbës në filmin me të njëjtin titull. (Beta)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU