1754-Lindi Luigji XVI, mbreti francez që nga viti 1774. Pas Revolucionit Francez të 1789, ai u soll me gjithe familjen nga Versailles në Paris. Në shtator 1792, konventa e Zhirondinëve e rrëzoi atë nga froni dhe në dhjetor të të njëjtit vit ai u dënua me vdekje nën akuzën e tradhtisë. Në janar të 1793 ai u ekzekutua në gijotinë.
1926-Vdiq aktori amerikan me origjinë italiane, Rudolf Valentino, ylli më i preferuar i kinematografisë në fillim të shekullit të 20-të. Vdekja e tij e papritur në moshën 31 vjeçare shkaktoi histerinë masive, sidomos në audiencën femërore. Ai u vlerësua më shumë në filmat pa zë më së shumti në rolin e joshësit duke fituar miliona ndjekes (“The Four Apes of Apocalypse”, “Lady ëith Camels”, “Sheikh”, “Son of Sheikh”, “Bllod and Sand”, “The Young Ragus”).
1939- Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe BRSS Joachim von Ribbentrop dhe Vjačeslav Mihailovich Molotov nënshkruan një marrëveshje për mos-sulmimin në Moskë, e cila hapi rrugën për Hitlerin për të sulmuar Poloninë. (b.an)