1862 – Lindi kompozitori francez Claude Debussy, krijuesi i impresionizmit muzikor dhe njëri prej themeluesve të muzikës moderne (“Pasdita e një faune”, “Nokturne”).
1883 – Shkrimtari rus Ivan Sergeeviç Turgenev vdiq në Paris, një nga shkrimtarët e parë rusë, veprat e të cilave depërtuan në Perëndim. Në jetën e gjallë, ai gëzonte një reputacion shumë më të lartë në qarqet frënge sesa në qarqet letrare ruse. Ai është autori i romanit “Etër dhe bij “.
1904 – Lindi shtetari kinez Ten Hsiao Pin, i njohur si Deng Xiaoping, krijuesi i reformave ekonomike dhe rritjes ekonomike të Kinës në fund të shekullit të 20-të. Ai e drejtoi Kinën që nga viti 1978, e u tërhoq në vitin 1990, duke ruajtur një ndikim vendimtar në politikën kineze deri në vdekjen e tij në janar 1997. (b.an)