Dikujt mund t’i duket e çuditshme, por edhe mënyra se si shkruajmë në celular mund të tregojë shumë për personalitetin e secilit prej nesh. Më poshtë gjeni katër mënyra se si shpjegohen profilet psikologjike, siç shkruan sajti donne.co.
Pozicioni A– Kush e mban telefonin me një dorë, është një person shumë aktiv, pasi dora tjetër shpesh po merret me tjetër gjë.
Pozicioni B– Kush shkruan me njërën dorë dhe në tjetrën mbështet telefonin, ka një tendencë më të madhe mbrojtje, shkruan noa.al. Mund të jetë mosbesues dhe të ketë vështirësi të hapet për shkak të mungesës së besimit.
Profili C- Të shkruarit me të dyja duart flet për një personalitet kompleks, në kërkim të vazhdueshëm të ekuilibrit. Mund të ndodh që të duhet shumë përqendrim për të shkruar në një ekran të vogël, për shkak të dëshirës për t’u përkushtuar plotësisht.
Pozicioni D– Përgjithësisht kur shkruan me telefonin mbështetur në dorë dhe me gishtin tregues kryen punë, nuk është shumë i familjarizuar me aparatin që po përdor. Sa i takon sensibilitetit është i mirë dhe vëzhgon gjithçka që e rrethon. Shpesh vuan për shkak të ndjeshmërisë së tepërt./noa.al/a.k