• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Friday, December 13, 2019
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Si e gjeta të përlotur dhe të vetmuar Berishën në zyrën e tij”

javanews by javanews
20/07/2019 22:19
Topi: PD drejtohet nga Berisha, nuk ka shpresë që opozita të vijë në pushtet
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në programin ‘Natë me Xhaxhiu’, ish-presidenti Bamir Topi ka folur mbi librin e ri të tij “Kur arsyeja errësohet nga pusheti”, të publikuar pak kohë më parë.

Ai është shprehur se lidhur me librin nuk ka asnjë peng dhe kurrsesi nuk është penduar për çfarë ka shkruar brenda librit.

Ndërkohë që ka folur dhe për gjithë detajet e tjera, duke e cilësuar librin si shumë cilësor dhe përpos gjithë fjalëve të thëna, kurrësesi nuk do të cënonte vlerat e tij.

“Jo absolutisht nuk kam asnjë peng nga libri im sepse e kam bërë këtë pyetje disa herë vetes. Në kafet tona thuhet shumë më tepër.

Megjithse unë kam qënë shumë i kufizuar në çfarë kam thënë.

Unë jam rritur në një klimë të mirë i rrethuar me institucione kulture, komshinj shumë të mirë dhe edukatë familjare.

Ky është një libër aq cilësor sa ta rrëzosh sa të duash, ai prapë në këmbë do të qëndrojë.

Kush më shumë se unë do t’i priste xhelozitë dhe intrigat?!

Në këtë marrëdhënie me Berishën unë gjithmonë kam ndjerë një lloj kompleksiviteti dhe inferioriteti kundrejtë të tjerëve dhe për këtë gjë nuk është faji jonë.

Unë e kam besuar Sali Berishën në momentin e fundit të zgjedhjes së kryeministrit, sepse rikthehej qeveria.

Njohja me Berishën nuk ka qënë moment i i cili më futi në politikë.

Unë kisha një karriere të suksesshme profesionale, nuk ka lidhje njohja me Berishën.

Unë shkova se e kam dashur këtë gjë jo se më ka dërguar njeri me zor.

Unë kam shkuar duke e vlerësuar ftesën e ish-kryeministrit.

Në marrëdhëniet tona kishte shumë kujdes dhe kjo ka bërë të mundur që të përballojmë autoritarizmit, arrogancës etj”, tha ndër të tjera Bamir Topi.

Bamir Topi: Si e gjeta Berishën të strukur dhe të përlotur në 1997

Në librin e tij, Bamir Topi rrëfen ngjarje politike dhe situata të padëgjuara më parë. Ndër të tjerë. Në librin e tij Topi ka treguar edhe gjendjen në të cilën e gjeti Sali Berishën, pasi ishte rrëzuar si President dhe bisedën që zhvilloi në korrik të 1997.

“Në këto zgjedhje korri një fitore të thellë koalicioni i majtë, duke marrë drejtimin si kryeministër Fatos Nano pas daljes nga burgu, duke propozuar qysh në krye të herë z. Rexhep Mejdani për President të Shqipërisë. Zgjedhja e tij u shoqërua me shkrepje në masë të armëve, që sillnin jehonën e gëzimit të largimit të Sali Berishës nga Presidenca.

Berisha erdhi menjëherë të nesërmen drejt selisë së PD-së, pas deklarimit të dorëheqjes së Tritan Shehut. Në mbrëmjen e 24 korrikut 1997, rreth orës 22:22 po kthehesha me familjen në shtëpi dhe po përshkoja rrugën ‘Toptani’ pranë selisë së PD. Në një çast u them që po futem të takoj Berishën, ndërkohë që ai vazhdonte të qëndronte në zyrë. Nga dera e jashtme e ndërtesës, gjatë shkallëve dhe korridorit që të çonte në zyrën e vjetër të kryetarit të PD-së nuk ndesha këmbë njeriu.
Gjithçka bosh aq sa mendova se kurrkush nuk ishte brenda. Duke iu afruar derës së sekretares, del dikush dhe pasi më pa më përshëndeti dhe më bëri shenjë që Berisha ishte aty. Hapa derën dhe pashe një njeri tjetër nga ç’isha mësuar të njihja. I strukur në kolltuk, i demoralizuar dhe ndoshta i hutuar për sa kish ndodhur atë ditë.

Paradite ai ishte larguar nga Presidenca dhe pas dorëheqjes së ‘vullnetshme’ të Tritanit, Berisha ishte kthyer kryetar i PD. U përshëndetëm dhe pasi më ftoi të ulesha i thashe se do të rrija vetëm pak minuta, pasi kisha familjen në makinë.

Prita që ta filloja unë bisedën e pari dhe kështu ndodhi. –‘Doktor –i thashë, – e di që kjo është tepër e vështirë, për gjithçka do të jetë ndryshe duke filluar qysh nesër. Kjo që ka ndodhur nuk ka të bëjë vetëm me ju! Unë di t’ju them që tek unë llogarit një mik, – dhe për t’i treguar gatishmërinë time vazhdova: Telefoni im është i hapur 24 orë, fatmirësisht shtëpia ima nuk është më larg se 300 m nga selia. Në çdo situatë unë do të jem këtu’. Pas këtyre fjalëve i thash që po largohesha dhe se do të shiheshim. U përshëndet gati i përlotur. Ishte në një gjendje morale të rënduar”.

Next Post
“Më kërcënon Rosela, e dashura e burrit nga Pogradeci, do t’ju ve flakën megjithë ç’ke brenda”

"Më kërcënon Rosela, e dashura e burrit nga Pogradeci, do t'ju ve flakën megjithë ç'ke brenda"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

EMRAT / Arrestohen disa shqiptarë në Itali, dyshime për lidhje me Ndraghetan

EMRAT / Arrestohen disa shqiptarë në Itali, dyshime për lidhje me Ndraghetan

December 12, 2019

Kryemadhi nxjerr SMS-në që i ka shkruar Policisë pas tërmetit

December 12, 2019
Bollino sherr me Kryemadhin: Po të isha si ti, do kisha vilë me 20 banjo

Bollino sherr me Kryemadhin: Po të isha si ti, do kisha vilë me 20 banjo

December 12, 2019
“Do të të shkel me këmbë”, Oketa përplaset me Meçen: Do na hash m***

“Do të të shkel me këmbë”, Oketa përplaset me Meçen: Do na hash m***

December 12, 2019
Sherr Rama-Veliaj? Vangjeli: Nuk ka konflikt të kryeministrit me askënd!

Sherr Rama-Veliaj? Vangjeli: Nuk ka konflikt të kryeministrit me askënd!

December 12, 2019
Profesori i njohur: Basha nuk ka diplomë, është i mbaruar

Paralajmërimi “i fortë” i Përparim Kabos: Ja kë do hetojë SPAK-u

December 12, 2019
Makina përfshihet nga flakët tek mbikalimi i Shkozetit, shpëton për mrekulli drejtuesja

Shkrumbohet makina në Fushë-Krujë, shoferi shpëton mrekullisht

December 12, 2019
VIDEO/ Izraelitët përfundojnë misionin pas tërmetit, ja mesazhi prekës për Shqipërinë

VIDEO/ Izraelitët përfundojnë misionin pas tërmetit, ja mesazhi prekës për Shqipërinë

December 12, 2019
“Idiot ke mbetur”, degjeneron debati mes inxhinierit dhe aktivistit: Do të të shtyp me këmbë

“Idiot ke mbetur”, degjeneron debati mes inxhinierit dhe aktivistit: Do të të shtyp me këmbë

December 12, 2019
Kryemadhi nuk kursen askënd: Samir Mane shkatërroi dyqanet e lagjeve, Sandër Frangaj ka…

Kryemadhi nuk kursen askënd: Samir Mane shkatërroi dyqanet e lagjeve, Sandër Frangaj ka…

December 12, 2019

Lajmet Me Te Lexuara

  • “Ça shkolle ke mbaruar ti Alban Dudushi?”, Kryemadhi sherr me gazetarët në studio 1,283 views
  • Horoskopi ditor, e Premte 13 Dhjetor 2019 1,163 views
  • Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, 12 Dhjetor 2019 1,158 views
  • Doktor, paditur e padashur, hodhëm në erë Shqipërinë 1,013 views
  • Dy fjalë për sulmin e padenjë që po i bëhet sot Arbër Hajdarit 911 views
  • Astrologët: Femrat "çmenden" pas meshkujve të këtyre shenjave të Horoskopit 731 views
  • VIDEO/ Dita më e palumtur e jetës së tij, dhëndri thyen shishen e shampanjës para miqve të tronditur në dasmë 718 views
  • 8 vjet telefonata dhe udhëtime me makinën e trafikantit, hetuesi amerikan “fundos” prokurorin e Krimeve të Rënda 623 views
  • Plas grushti në Parlament, deputetët e mazhorancës rrahin aktivistët e shoqërisë civile 554 views
  • “Meshkujt shqiptarë s’dinë të bëjnë seks”, pas deklaratës së bujshme gazetarja tregon historinë e dhimbshme me ish-të dashurin e dhunshëm 506 views
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2. Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • NUIS: L12428001P
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In