• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Sunday, December 8, 2019
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Shtetet e BRICS, fuqi gjeopolitike dhe karshillëk SHBA-së

Java News by Java News
17/11/2019 12:38
Shtetet e BRICS, fuqi gjeopolitike dhe karshillëk SHBA-së
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte si të takohesh me miq të vjetër, tha presidenti brazilian Jair Bolsonaro pas takimit të krerëve të shteteve të BRICS në Brazilia. Vërtet që krerët e shteteve dhe qeverive afroheshin me njëri-tjetrin nga mosha dhe gjinia: Presidentët e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës Jugore janë mbi 60 vjeç. Por për gjetur të përbashkëta të tjera duhet që ata të mundoheshin më shumë në samitin e zhvilluar në Brazil, vendin që mban presidencën e radhës në bllokun BRICS.

Kritika për SHBA, por jo hapur

Në deklaratën përfundimtare u ra dakord që të nxitet multilateralizmi, dhe u kritikua proteksionizmi. Po ashtu u ra dakord të zgjerohet tregtia brenda bllokut. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë u kritikua SHBA nën presidentin Trump, por jo hapur, sepse presidenti populist i djathtë i Brazilit është një fan i deklaruar i presidentit amerikan. Edhe për Indinë, SHBA është partner i rëndësishëm strategjik tregtar. Megjithatë samiti tregoi, se konflikti i interesave mes vendeve të BRICS është shtuar, e nga ana tjetër ka rënë rëndësia e këtij blloku si bashkim ekonomik i vendeve të mëdha në ekspansion.

Ishte Jim O`Neill, kryeekonomisti i Bankës Investuese, Goldman Sachs, ai i cili i bashkoi në vitet 2000 vende si Brazili, Rusia, India, e Kina nën akronimin BRIC – bazuar në aspektin e fuqisë ekonomike në rritje. Në vitin 2010 për arsye politike pjesë e bllokut u bë edhe Afrika Jugore. Por nga ky bllok që numëron 40% të popullsisë së botës dhe mban rreth një të tretën e produktit ekonomik botëror është krijuar një konfiguracion heterogjen.

Të lënë pas nga Kina e India

Vërtet që „ndarja e punës” në ekonominë botërore është si në fillim të krijimit të BRIC – sipas O’Neill, Kina është prodhuesi industrial (reparti prodhues i botës), India ofruesi i shërbimeve (reparti i mendjes), Brazili është furnizuesi agrar dhe lëndëve të para (ushqyesi) dhe Rusia prodhuesja e naftës dhe gazit (pika e karburantit e ekonomisë botërore). Por Kina dhe India ndërkohë kanë një rritje galopante ekonomike dhe i kanë lënë pas shtetet e tjera të BRICS.

Pjesa e tyre në ekonominë botërore është rritur nga 12 në 27%, sipas FMN-së. Kurse Rusia, Afrika Jugore dhe Brazili përkundrazi kanë humbur nga 7 në 6%. Brazili dhe Afrika Jugore pas shumë vitesh krize kanë mbetur fuqi rajonale në periferi të ekonomisë botërore. Rusia si fuqi ushtarake ka mbetur lidere në grup.

Megjithatë, fakti që krerët e këtyre shteteve, megjithë interesat e ndryshme e morën rrugën për në Brazil, tregon se, sa rëndësi i japin ata këtij blloku si një qendër alternative gjeopolitike.

Secili për vete

Presidenti kinez, Xi Jinping kritikoi rritjen e proteksionizmit në të gjithë botën, që do të çojë në paralizimin e tregtisë dhe investimeve. Ai u pozicionua në Brasilia si mbrojtës i tregut të lirë, i klimës dhe nxitës i ekonomisë digjitale, qartësisht si alternativë ndaj Trumpit. Kurse presidenti rus, Vladimir Putin, ekonomia e të cilit vuan nga sanksionet e BE, deklaroi interesin e tij në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e farmacisë, të stacioneve kozmike, teknologjisë IT dhe asaj nukleare. Presidenti i Indisë, Narendra Modi kërkon të zgjerojë tregtinë e lirë brenda BRICS.

Vetëm mikpritësi Jair Bolsonaro ishte mjaft i rezervuar në deklaratat politike. Ajo që ra në sy ishte përpjekja për afrim me presidentin kinez. Në fushatën zgjedhore para një viti, Bolsonaro kishte sulmuar ekspansionin kinez në Brazil. Kurse tani ai duket mirënjohës për koncernet e energjisë nga Kina, që ndihmuan që tenderi për fushat me naftë të mos  dështojë plotësisht. Xi u tregua zemërgjerë dhe bëri të ditur një fond investimesh në 100 miliardë dollarë për projekte infrastrukturore. 15 miliardë dollarë do të ofrohen menjëherë, kur Brazili të dëshmojë pjesëmarrjen me 5 miliardë dollarë. (dw)

Next Post
Air Albania/Era Istrefi dhe grupi shoqërues në pregatitjet e fundit

Air Albania/Era Istrefi dhe grupi shoqërues në pregatitjet e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

“Familja e Azemit nuk do që të hapet dosja ‘Hajdari’ sepse dalin pisllëqet”

8 Dhjetori, nuk ka lidhje me Partinë Demokratike

December 8, 2019
“Të flasësh për mjaltin, nuk ta ëmbëlson gojën”, Rama flet për ndërtimin e 500 banesave nga Turqia

“Të flasësh për mjaltin, nuk ta ëmbëlson gojën”, Rama flet për ndërtimin e 500 banesave nga Turqia

December 8, 2019
Erdogan: Brenda një viti, gati 500 banesat për familjet e prekura nga tërmeti

Erdogan: Brenda një viti, gati 500 banesat për familjet e prekura nga tërmeti

December 8, 2019
Dy tentativa vetëvrasje në Shqipëri; Gruaja varet në litar, burri pi fostoksinë

E rëndë në Fier, i riu vetëvaret në banesë

December 8, 2019
Prekëse! Nënat e fëmijëve me autizëm ndihmojnë të prekurit nga tërmeti

Prekëse! Nënat e fëmijëve me autizëm ndihmojnë të prekurit nga tërmeti

December 8, 2019
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Hënë 9 Dhjetor 2019

December 8, 2019
Elbasan/ Balla: Kush pengon një subjekt zgjedhor të zhvillojë fushatë, dënohet!

Balla në çadrat e Peqinit: Familjet do të sistemohen në shtëpi me qira

December 8, 2019
Bilanci / Hidhen në erë 39 objekte, ja sa banesa janë verifikuar pas tërmetit

Bilanci / Hidhen në erë 39 objekte, ja sa banesa janë verifikuar pas tërmetit

December 8, 2019
FOTO / Kontrabanda me mallrat në Korçë, mes të arrestuarve edhe ish-kreu i FRPD

FOTO / Kontrabanda me mallrat në Korçë, mes të arrestuarve edhe ish-kreu i FRPD

December 8, 2019
FOTO / Banania e ngjitur në mur del në shitje për… 120 mijë dollarë

FOTO / Banania e ngjitur në mur del në shitje për… 120 mijë dollarë

December 8, 2019

LAJMET MË TË LEXUARA

Plas sherri në studio, Gjergj Luca i përvishet Maliqit: Ke ardhur si polic këtu? Sa lekë ke mbledhur për tërmetin?

Plas sherri në studio, Gjergj Luca i përvishet Maliqit: Ke ardhur si polic këtu? Sa lekë ke mbledhur për tërmetin?

by Java News
December 8, 2019

FOTO & VIDEO / Tërmeti, ja si duket shtëpia e re e familjes Lami pas rindërtimit

FOTO & VIDEO / Tërmeti, ja si duket shtëpia e re e familjes Lami pas rindërtimit

by Java News
December 7, 2019

Lëkundjet e tërmetit në Korçë nuk mbarojnë, sërish gjatë natës

Rikthehen goditjet e tërmetit, tjetër lëkundje me magnitudë 4.3 në Greqi

by Java News
December 7, 2019

FOTO / Ndahet nga jeta aktori i njohur i serialit “Friends”

FOTO / Ndahet nga jeta aktori i njohur i serialit “Friends”

by Java News
December 7, 2019

Fotot/ Inxhinierët e Bashkisë së Tiranës në terren për të vlerësuar gjendjen e objekteve të prekura nga tërmeti

Ekspertët e ndërtimit: Pallatet e vjetër më mirë të shemben se të restaurohen, të bëhet menjëherë vlerësimi i dëmeve

by Java News
December 6, 2019

VIDEO+FOTO/ Është shtatzënë por askush nuk i liron vendin, burri mahnit botën me veprimin për gruan e tij

VIDEO+FOTO/ Është shtatzënë por askush nuk i liron vendin, burri mahnit botën me veprimin për gruan e tij

by Java News
December 7, 2019

“Të gjitha shtëpitë do të rindërtohen ashtu siç kanë qenë”/ Rama: Nëse ka qenë me qerpiç, do ta rindërtojmë me qerpiç

“Të gjitha shtëpitë do të rindërtohen ashtu siç kanë qenë”/ Rama: Nëse ka qenë me qerpiç, do ta rindërtojmë me qerpiç

by Java News
December 7, 2019

Braçe tha se nuk do të ndërtohet, kompania: Ne po vijojmë punën! U futëm në kredi për Milot-Balldren

Braçe tha se nuk do të ndërtohet, kompania: Ne po vijojmë punën! U futëm në kredi për Milot-Balldren

by Java News
December 7, 2019

“Nuk është arritje që e kam babin deputet”, rrëfimi i vajzës së Niko Peleshit

“Nuk është arritje që e kam babin deputet”, rrëfimi i vajzës së Niko Peleshit

by Java News
December 7, 2019

“Rama po i krijon probleme familjes së tij”, Çfarë ka dashur të thotë Kryemadhi?

Kryemadhi flet si e përjetoi tërmetin: Më zgjoi nga gjumi por nuk kisha frikë, duhet të mbledhim mendjen…

by Java News
December 7, 2019

JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2. Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • NUIS: L12428001P
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In