“Shqiptarët skllevër seksi”, autorja e “Fifty Shades” përballet me reagimin e ashpër të ambasadorit Qirko

Romani i fundit erotik nga EL James ka shkaktuar valë pakënaqësish dhe komente të shumta kritikuese nga shqiptarët, por së fundmi ka reaguar edhe ambasadori jonë në Angli, Qirjako Qirko.

Libri i ri i “Fifty Shades of Gray”, “The Mister”, përshkruan një pastruese të varfër shqiptare si viktimë e gangsterëve dhe trafikimit seksual, të cilët mrekullohen nga jeta në Britani të Madhe. Qirjako Qirko, është shprehur se libri i përshkruan shqiptarët si kriminelë primitivë duke krijuar kështu ‘perceptime negative’.

Në një intervistë për “ Sunday Telegraph”, ai tha se portretizimi i shqiptarëve në këtë libër ishte ‘krejtësisht jorealist’.

“Më vjen keq që ekziston një roman me këtë informacion që krijon perceptime të tilla negative për vendin tim. Shqiptarët janë njerëzit më të mirë që do të takoheni në jetën tuaj, më miqësore’”, u shpreh ambasadori jonë.

Qirko tha në Britani jetojnë 120,000 shqiptarë ndërsa shtoi se nuk mund të behën përgjithësime pasi një kriminel është përfaqësim individual dhe jo për të gjithë. Në këtë libër personazhi shqiptar, Alessia Demachi, punon si pastruese në një shtëpi pasanikësh pasi u trafikua në Britani të Madhe.

Ajo gjithashtu përballet me presion të dhunshëm të babait të saj për t’u martuar me të fejuarin e saj, i cili dëshiron që ajo të jetë një ‘grua tradicionale shqiptare’.

“Bosët shqiptarë të turizmit janë përpjekur të rrisin reputacionin e vendit me një fushatë të titulluar “Taken By Albania’”.

Titulli është një referencë ndaj filmit “Taken” në të cilën vajza e Liam Neeson është rrëmbyer nga kontrabandistët shqiptarë.

Zyrtarët e turizmit pranojnë se Shqipëria është parë si një parajsë për banditë, kriminelë dhe gangsterë në kulturën popullore.

Por ata këmbëngulin se reputacioni i vendit është ‘tërësisht i pavërtetë’, duke thënë se Shqipëria është një vend “i bukur dhe tepër i sigurt për të vizituar dhe jetuar”.

Ata e karakterizojnë vendin si “mbrojtësi i fundit i Evropës së thyer” në një kontinent që është ‘zbutur dhe hulumtuar’”, shkruan Daily Mail

5454545428956230.

41206521089562320

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU