Shqipëria dhe Maqedonia, së shpejti lidhje edhe me rrjet gazi

Shqipëria dhe Maqedonia nuk do të jenë të lidhura vetëm me rrjet energjitik por edhe me gaz. Ka qenë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe ministri maqedonas i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi që hodhën hapin e parë drejt këtij projekti me nënshkrimin e një marrëveshje mes kompanive të gazit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri: Ky nënshkrim i sotëm mes dy kompanive tona të gazit, është jashtëzakonisht i nevojshëm. Jam i bindur se lidhja me gazsjellës mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të jetë me shumë rëndësi për të dyja vendet. Do të jetë një projekt shumë fizibël sepse janë shumë afër, çka bën që projekti të ketë një kosto më të ulët por dhe përfitimet të jenë të mëdha”.

Ministri maqedonas i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi: Marrë parasysh edhe procesin e Berlinit, ne si dy vende fqinje integrohemi, lidhemi me njëri-tjetrin jo vetëm me lartpërçues siç e theksoi zoti Gjiknuri por njëkohësisht fillojmë hapat për ndërlidhjen edhe me gaz.

Memorandumi i firmosur mes Albgaz dhe Mer JSC Skopje parashikon themelimin e një grupi pune të përbashkët për hartimin e projekt idesë, teksa sa i përket ndërtimit të linjës së interkonjeksionit 400  kV Elbasan-Manastir pritet që punimet të nisin së shpejti.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU