KOmbëtarja shqiptare dhe ajo kosovare kanë startuar përgatitjet për ndeshjet e radhës kualifikuese për kupën e botës ‘Rusia 2018’.
Kuqezinjtë luajnë kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës, ndërsa Kosova kundër Kroacisë dhe Ukrainës.
Dy kombëtaret do të grumbullohen në hotelin e njëjtë në qytetin e SHkodrës.
Por, të dy këto Kombëtare nuk do të takohen në hotel, pasi Kosova do ta shfrytëzojë atë deri në datën 6 tetor, ndërsa më pas Shqipëria deri me 9 tetor.
“Ju njoftojme se Gardenland Resort nga data 4 Tetor deri me 9 Tetor , do jete ne sherbim vetem te Kombetares se SHQIPERISE dhe asaj te KOSOVES ne menyre EKSKLUZIVE !! Resorti do te jete i mbyllur ne keto data (4Tetor-9Tetor) per klientat e tjere . Faleminderit per mirëkuptimin”, shkruhet në njoftimin e këtij hoteli. /a.m.