Koncerti i planifikuar të mbahet në kryeqytetin shqiptar ku do të këndonin këngëtarë nga Shqipëria, Serbia e Kosova nuk do të mbahet.
Anulimi ka ardhur pas shumë kritikave dhe reagimeve të shqiptarëve qe u konsiderua si provokim të mbahet një koncert i tillë në mes të Tiranës pas gjithë atyre sulmeve qe i bënë Kombëtares Shqiptare në ndeshjen Serbi – Shqipëri në stadiumin e Beogradit.
Anulimi ka ardhur pasi nuk kanë pranuar të këndojnë grupi i planifikuar i këngëtarëve nga Kosova.