Shqipëri- Maqedoni/ Hahn: Një “Jo” për hapjen e bisedimeve, destabilizon Ballkanin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes postimit të statusit të komisionerit të zgjerimit Johannes Hahn thotë se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i hapen bisedimet. Kjo, sipas Ballës, është mbështetja më e rëndësishme për stabilitetin dhe progresin e Ballkanit Perëndimor.

“E vërtetë. Hapja e bisedimeve të anëtarësimit në BE me #Shqipërinë dhe #Maqedoninë e Veriut është një mbështetje e rëndësishme për stabilitetin dhe progresin e arritur në Ballkanin Perëndimor”,- shkruan Balla në Twitter.

“Një “Jo” për hapjen e bisedimeve të pranimit mund të destabilizojë Ballkanin. Jemi për të rritur besueshmërinë e BE-së”,- thotë Hahn në statusin e tij.

13d5b4b3 979e 4a4a B022 B59fa53b675b
/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU