Shqetësuese, mbeturinat mbulojnë brigjet e Shëngjinit

Hedhja e mbeturinave në lumin Drin është kthyer në problem serioz. Deti Adriatik ka zbrazur në brigjet e Shëngjinit mbetjet urbane të depozituara në det nga ky lumë. Qelq e plastikë kanë mbuluar plazhin, një fenomen që ndodh çdo herë pas reshjeve të shiut.

Kjo është situata në bregdetin e Shëngjinit pas reshjeve të fundit të shiut. Brezi i rërës është mbuluar nga mbeturina të shumta të sjella nga dallget e detit.

Mbizotëron qelqi dhe plastika. Kjo situatë të shoqëron në të gjithë gjatësinë e bregdetit nga Kune Vaini deri në Ranën e hedhur.

Problematika përsëritet sa herë që ka reshje shiu, ndërsa burim i ndotjes janë mbeturinat që sjell lumi Drin.

Administratori i Shëngjinit, Gjok Deda, thotë se do të ndërhyhet për pastrimin e vijës bregdetare dhe gjithçka do të jetë gati deri në fundin e muajit maj./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU