18 persona kanë lënë mëngjesin e sotëm Spitalin Ushtarak pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Bëhet fjalë për shtetasit e plagosur ditën e djeshme pas shpërthimit të bombolës së gazit në një ëmbëltore të kryeqytetit.
Ndërkohë, mësohet se tre të plagosur mbeten nën mbikqyrjen e mjekëve pasi gjendja e tyre paraqitet më seriozë. Bëhet fjalë për Klaudio Marashi, Fadilm Tuzi dhe Kujtim Cami.
Edhe pse gjendja e tyre raportohet të jetë pa rrezik për jetën, këta tre shtetas janë ende në ambientet e spitalit në Tiranë.
Pasditen e djeshme, shpërthimi i një bombole gazi 80 litra shkaktoi 21 të plagosur në zonën e ‘Don Boskos’. Fatmirësisht, nuk u shënuan viktima.