“Shpërthen” Bashkim Fino: Ta lëmë Metën ta luajë teatrin nga zyra e Presidentit

Deputeti Socialist Bashkim Fino është tregua ri ashpër me Presidentin e Republikës.

Duke folur në seancë ai tha se Ilir Meta duhet lënë ta vijojë skemën e tij.

“Ta lëmë Metën ta luajë teatrin nga zyra e Presidentit” – tha Fino ndër të tjera.

‘Presidenti ka kërcënuar shqiptarët duke lajmëruar nga podiumi i presidencës se nëse PD dhe LSI nëse nuk hyjnë në zgjedhje do të ketë luftë, si e kërcënon kështu popullin tënd? Ky është atentati më i madh që i është bërë sovranit e popullit.

Si ish kryeministër në një moment shumë të vështirë dhe deputet për një kohë të gjatë unë e di që pluralizmi është instrumenti i sovranitetit që ushtrohet nga zgjedhjet.

Shumë militantë do të donin që presidenti të shkarkohej sot, dhe i mirëkuptoj, janë po ata që na panë me inat kur e votuam, por them se gabimin që kemi bërë nuk e thellojmë duke e shkarkuar, le ta lëmë atë ta thellojë deri në fund”- tha Fino.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU