Shpërndanin drogë në Krujë, pranga 5 personave, në kërkim dy të tjerë

Policia e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë e Krujës kanë organizuar një operacion në Krujë ku u sekuestruan një sasi lënde narkotike dhe janë vënë në pranga 5 persona, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Grupi i trafikantëve të narkotikëve u godit në momentin e shpërndarjes së tyre.

Në pranga kanë rënë Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushe Kruje, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemoari banues në Tiranë.

Veç lëndës narkotike, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe telefona celulare dhe automjete.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në  mbajtjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike./l.m

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU