Për kryebashkiakun Veliaj, kundërshtimi edhe për këtë projekt të bashkisë është kthyer tashmë në “modë”, ndërsa thotë se protestuesit janë ata që dikur kishin plan për pallate, gjë që në planet e qeverisë dhe bashkisë, sipas tij, nuk ekziston.
“Kur u ndërtua motel me orë brenda në kampus nuk protestoi njeri. Është kthyer në modë, që sa herë nis një punë Bashkia e Tiranës, o burra, ta bllokojmë. E njëjta gjë tek Astiri, e njëjta gjë te Bregu i Lumit. Plani i Bashkisë së Tiranës dhe i Kryeministrit, me planin e ri urbanistik e ka të gjithën për arsim. Patjetër që do përdoret, por do përdoret për arsim. Të shohësh autorët e planit të vjetër që sot vënë kujën, ku vetë kanë firmosur që aty të kishte pallate, pse ne e bëmë për arsimin dhe pse ata fëmijë aty do kenë një shkollë, më duket nonsens”.
Nga takimi me studentët, kryetari i bashkisë dha lajmin e mirë për ta, kartën e studentëve, që do të implementohet në muajin tjetër, ndërsa rikonstruktimi i konvikteve nga ana e bashkisë do të prekë edhe ata të Universitetit Bujqësor. Ndërsa një projekt më madhor, si kampusi i Universitetit të Tiranës, që premtohet në çdo fushatë elektorale vendore a universitare, u zotua të realizohej nga Veliaj në mandatin e tij të dytë.
/a.meta