Shkolla e Muzikës “Jan Kukuzeli” në Durrës së shpejti do hapë dyert për nxënësit por tashmë me një hapësirë mësimi të standardeve europiane.
Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama i cili përmes një postimi në “Facebook” shkruan ndër të tjera se ky investim u bë i mundur falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit me pjesëmarrjen e Bashkisë së Durrësit.
Postimi i plotë:
PO BEHET GATI të hapë dyert për nxënësit, Shkolla e Muzikës “Jan Kukuzeli” në Durrës, e kthyer në një hapësirë mësimi të standarteve europiane, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit me pjesëmarrjen e Bashkisë së Durrësit🎼
#ShkollatqëDuam👫📚
#ShqipëriaqëDuam☀️🇦🇱.