Drejtoria e Antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Policisë Shkodër finalizuan sot operacionin “Flaka”, ku u ndaluan 3 shtetas, për kontrabandë mallrash të natyrave të ndryshme, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Muriqanit dhe Pikës së Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë edhe një punonjës i Zyrës Doganore të Hanit të Hotit, për “Shpërdorim detyre”.
Në kuadër të këtij operacioni, u zhvilluan njëkohësisht kontrolle në të dyja këto Pika të Kalimit K.
Shtetasi Z.S. L.V Gj.T u ndaluan për kontrabandë nafte dhe mallrash ushqimore.