SHKB arreston oficerin e policisë gjyqësore, i vodhi celularin një të burgosuri

Një oficer policie ka përfunduar në prangat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pasi akuzohet se i ka vjedhur një telefon celular një të burgosurit, për të cilin prokuroria kishte dhënë urdhër për kthimin e tij. Në pranga përfundoi E.S. 39 vjeç, banues në Korçë. Ai ishte me detyrë O.P.Gj. pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni që i përkiste një shtetasi të arrestuar më parë, e sipas vendimit të Prokurorisë oficeri duhet t’ja kthente në cilësinë e sendit të bllokuar në momentin e ndalimit”, sqaron policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës ndaj oficerit të vënë nën akuzë.

Rasti u denoncua mbrëmë në emisionin “Stop” ku të burgosurit i ishin sekuestruar tre telefona, një “Alcatel”, një “Nokia” si dhe një telefon inteligjent “Samsung”./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU