Pas vendimit të marrë dje për nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, PS ka mbledhur sot Konferencën e Kryetarëve.
Mësohet se mbledhja ka nisur rreth orës 09:00 dhe është diskutuar mbi vendimin e ditës së djeshme.
Vetëm një orë pasi presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për anulimin e zgjedhjeve PS vendosi në mbledhjen e kryesisë se do të nisë menjëherë procedurat për shkarkimin e tij.
PS kërkoi mocion për debat ditën e enjte, për të miratuar rezolutën për shkarkimin e Metës.
Sot, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që debati të zhvillohet këtë të enjte. Koha pritet të ndahet në mënyrë propocionale, ndërsa priten 5 orë debate në lidhje me dekretin e Ilir Metës. Debati për dekretin do të jetë pika e parë e rendit të ditës.
Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.
Ndërsa sot Konferenca e Kryetarëve do të vendosë datën e mocionit dhe kohën e debatit.
/a.rada