Shitje rekord e pikturës, Claude Monet tejkalon vetveten

Një pikturë e Claude Monet është shitur për shifrën rekord prej 110.7 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga Sotheby’s në Nju-Jork. Vepra thyen rekordin e mëparshëm të piktorit, 84.6 milionë dollarë për pikturën “Zambakët”, shitur vitin e kaluar nga shtëpia e ankandeve Christie’s.

Vepra e shitur dje është nga 8 veprat e Monet, që janë ende pjesë e koleksioneve private. Ndërsa 17 të tjera gjenden në muzetë e Nju-Jorkut, Parisit dhe Çikagos.

Seria e pikturuar nga Monet, “Duajt”, ka për objekt kryesor grumbujt e sanës në një fshat pranë shtëpisë së artistit në Giverny, në Normandi. Pikturat në vaj paraqesin të njëjtin peizazh në momente të ndryshme të ditës, në stinë të ndryshme dhe kushte të ndryshueshme të motit. Ato janë realizuar të gjitha në mes të verës së vonë të vitit 1890, në fund të sezonit të korrjes dhe në muajt e parë të vitit 1891./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU