Huawei P9 ishte një “hit” i madh. Me dy kamera kryesore Leica prej 12 megapikselë, procesor të fuqishëm Kirin 955 dhe 3 gigabajt RAM memorie, kompania kineze ka raportuar se ka shitur 9 milionë njësi të këtij modeli në mbarë botën që nga lansimi i tij në muajin prill.
Ndërsa tani, është parë edhe një telefon i ri i kompanisë Huawei, i cili duket se do të jetë pasardhësi i P9, Huawei P10, transmeton Koha.net. Telefoni i ri është shfaqur në uebfaqen e njohur GFXBench.
Kjo uebfaqe zbulon se Huawei P10 do të vijë me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1440 x 2560 pikselë, procesor 2.3 GHz Kirin 960 me tetë bërthama, grafikën Mali G-71, 6 gigabajt RAM memorie dhe 256 gigabajt memorie të brendshme, raporton Phone Arena.
Gjithashtu, P10 pritet të vijë me kamerën kryesore prej 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, si dhe do të vijë me sistemin operativ Android 7.0 të para-instaluar.
Pasardhësin e Huawei P9, P10, ndoshta mund ta presim vitin e ardhshëm, ka fundi i marsit apo në fillim të prillit. (b.an)