Një grua shqiptare, emri i të cilës nuk është bërë me dije nga mediat italiane, është vënë në pranga pasi sherri me një tjetër femër i kushtoi që t’i zbulohej e vërteta që fshihte.
Duhet të shlyente një dënim për të cilin ishte në kërkim, ndaj ajo u prangos pasi policia pa me kë kishte të bënte.
Gjithcka ndodhi pasi shqiptarja po debatonte me zë të lartë me një vajzë tjetër saj. Sherri mes tyre ka shqetësuar disa fqinjë të cilët telefonuan policinë.
Zyra e imigracionit të komisariatit të policisë italiane më vonë zbuloi se gruaja ishte dënuar me tre vjet burg për dokumente false dhe për deklarimin e gjeneralitetit të rremë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 9 pasdite në Corso Vittorio Emanuele në një apartament që shqiptarja e ndante me gruan tjetër me origjinë ekuadoriane.
36-vjeçarja shqiptare kishte parregullsi në dokumentet e saj dhe pas hetimeve doli se ajo ishte dënuar me 3 vjet burg në vitin 2015.
g.kosovari