Një burrë ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi shembjes së një ballkoni ndërsa po bënte seks në një shtëpi pushimesh në Francë.
Britaniku 30-vjeçar, i cili nuk është identifikuar, mori plagë të rënda pasi ra me kokë në beton në Le Cannet, afër Kannës.
Partnerja e tij kanadeze, 28-vjeç tha se burri u ra pas shembjes së ballkonit të apartamentit. Ajo pësoi dëmtime të lehta.
“Ballkoni u shemb ndërsa çifti bënte dashuri,”-tha një burim për “Daily Mail”. “Pjesë të mëdha betoni i ranë sipër çiftit pas rrëzimit në tokë. Ata po bënin dashuri në qiell të hapur dhe ranë nga 3.5 metra lartësi.”
Ishin fqinjët ata që thirrën menjëherë shërbimet e urgjencës.
Policia ka hapur një hetim për të përcaktuar nëse alkooli ose droga mund të jenë përfshirë në aksident së shtunën në orën 12.30.
Raportet e turistëve britanikë që vdesin ose lëndohen nga rënia e ballkonit janë bërë mjaft e njohur e sezonit të pushimeve verore.
Problemi është zakonisht në vendpushimet Spanjolle të frekuentuara nga grupe burrash dhe grash të reja që pinë sasi të mëdha alkooli.
Rasti i fundit në Francë është një shembull i pazakontë i këtij lloj aksidenti jo vetëm për shkak të aktivitetit me të cilin ishin angazhuar turistët, por edhe sepse ndodhet në një vilë më tërheqëse.
g.kosovari