SHELL shpall objektiva ambiciozë: Do rrisë shpenzimet pas vitit 2020!

Gjiganti anglo-holandez Shell,  bëri të ditur planet për të rritur shpenzimet dhe dividentët pas 2020-ës, pavarësisht pasigurisë për çmimet e naftës dhe gazit. Kompania shpalosi gjithashtu në vizion për një biznes të ardhshëm që do të përqendrohet kryesisht te njësitë e gazit, kimikatëve dhe energjisë, ndërkohë që bota po përpiqet të largohet nga karboni.

Plani për të rritur shpenzimet për projektet e gazit dhe naftës vijnë ndërkohë që Shell ka caktuar objektivat më ambicioze të sektorit, për të ulur emetimet e gazrave serë. Aksionet e kompanisë ranë me 1.3% në nisje të tregtisë europiane.

Shell deklaroi se po përmbush premtimet për të rritur gjenerimin e parasë cash dhe të përfundojë një program të riblerjes së aksioneve prej 25 miliardë dollarë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Kompania e dytë më e madhe e naftës e listuar në bursë, pas Exxon,  ka ndërmarrë reduktime të mëdha të kostove pas blerjes së grupit BG në vitin 2016 për 53 miliardë dollarë si dhe pas kolapsit të çmimeve të naftës në fund të 2014-ës.

Pavarësisht rimëkëmbjes së ngadaltë të çmimeve të naftës, kompania raportoi fitime më të mëdha krahasuar me rivalët vitin e kaluar. Shell deklaroi se fluksi i lirë i parasë,  që është i disponueshëm për dividentë dhe riblerje të aksioneve, pritet të rritet në 35 miliardë dollarë në vit deri në 2025-ën. (Scan)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU