Shefja e prokurorisë së Elbasanit në sitën e Vettingut

Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka nisur sot seanca dëgjimore për prokuroren, Enkelejda Millonai, drejtuese e Prokurorisë së Elbasanit.

Millonai është njëkohësisht kandidat për njësinë e re antikorrupsion, e njohur si SPAK.

Sipas ILDKP-së, prokuroria ka në pronësi një apartament në Tiranë me vlerën e 42 mijë eurove, ndërsa zotëron një automjet tip Opel, të blerë në vitin 2015, me shumën e 2500 eurove.

Gjithashtu, prokurorja ka një depozitë kursimi të hapur në vitin 2011, me vlerën e 100 mijë lekëve.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU