Ministri Bushati vazhdon një vizitë të suksesshme në SHBA ku ka marrë mbështetje të plotë për kursin e reformave që po ndërmerr Shqipëria si dhe konfirmimin se mbetemi një shtet jo vetëm aleat, por edhe mik i SHBA-ve. Kujtojmë se ditën e djeshme ministri Bushati pati një takim në Senat me veteranin Republikan John McCain.
McCain shprehu mbështetje të qartë për kursin e reformave dhe angazhimin parimor të Shqipërisë, përkundrejt adresimit të sfidave të përbashkëta të sigurisë, në kuadër të NATO-s dhe në rrafshin dypalësh.
ma.me