Senatori John McCain zbarkon në Tiranë, takime me krerët e shtetit, mesazhet e vizitës

Sen. John McCain, R-Ariz., speaks to LULAC on Tuesday, July 8, 2008 in Washington. (WDCPIX.COM/Lauren Victoria Burke)

John McCein, kandidati presidencial amerikan dhe kryetar i komisionit te senatit per sherbimet e armatosura, ne vijim te turit te tij ballkanik, do te vizitoje Shqiperine diten e premte. Nje fakt i tille behet i ditur per Vizion Plus nga burime diplomatike, qe konfirmojne se ne axhenden e senatorit perfshihen nje sere takimesh me Presidentin Nishani, Kryeministri Rama, kryetarin e parlamentit Meta, kreun e opozites Basha, Ministrin e Jashtem Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Kodheli.

Mekein vjen ne Tirane per te diskutuar ne lidhje me bashkepunimin dhe rolin e Shqiperise per ceshtjet e sigurise dhe luften globale kunder terrorizmit e ekstremizmit, si edhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara. Por vizita e z. Mekein vjen ne kohen kur vendi eshte pushtuar nga kriza politike, per shkak te bojkotit te opozites dhe per kete arsye pritet qe ai tu jape paleve mesazhe per dialog.

Kreu i komisiionit per sherbimet e armatosura ishte te henen ne Beograd, ku u takua me presidentin Vucic, me te cilin diskutoi per marredheniet dypaleshe. Ndalesat e rradhes jane Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. Xhon Mekein vleresohet si nje nga senatoret me me shume peshe jo vetem ne rradhet e republikaneve, por edhe ne qarqet politike ne Washington. Vizita e tij ne Ballkan ne kete moment eshte nje tjeter deshmi e vemendjes dhe e shqetesimit amerikan perballe rrezikut te rritjes se ndikimit rus ne rajonin tone.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU