Shëndeti i mirë mendor dhe të pasurit e një partneri i bën njerëzit më të lumtur se dyfishimi i të ardhurave të tyre, sipas një studimi të ri.
Studimi i kryer nga “London School of Economics”, i ka vlerësuar përgjigjet e 200.000 njerëzve për atë se si faktorët e ndryshëm ua kanë implikuar mirëqenien, transmeton Express.
Depresioni dhe ankthi janë dy faktorët kryesorë që i bëjnë njerëzit të palumtur. Ndërsa të qenet në lidhje me partnerin është faktori kryesor që i bën ata të lumtur.
Studimi është bazuar në disa sondazhe ndërkombëtare nga e gjithë bota./a.m.