• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Secili reformën e tij

by Lorenc Vangjeli
27/10/2019 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Edhe maxhoranca e Ramës, edhe opozita jashtëparlamentare e Bashës dhe Kryemadhit, edhe opozita në parlament, edhe Bindja e Patozit, në mënyrë të pabesueshme, u bashkuan në një pikë të përbashkët këtë javë. Nevoja për reformën zgjedhore e bëri skenën politike të vendit më konkrete dhe ndoshta edhe pak më shumë të dobishme, sesa vërtitja prej kuajsh në haurin e pistë të Tiranës. Të gjitha palët e përfshira në garën periodike të votës, kanë artikuluar vullnet për të prodhuar kushtet e lojës përpara votës. Siç kanë bërë gjithmonë në fillim dhe janë penduar më pas në vijim. Kanë hedhur në treg propozime për ndryshime e korrigjime, që nga paratë e ligjshme që do të hidhen në garë e deri tek natyra e komisionerëve, që nga administrimi i zgjedhjeve e deri tek pika më e nxehtë: ndryshimi i mundshëm i sistemit zgjedhor. Kjo është fotografia e momentit të humorit të përbashkët politik. Por situata komplikohet kur mendohet realizimi i saj në praktikë.

Maxhoranca ka nevojë për votat e opozitës parlamentare që të kalojë ligjin e ri, por duhet të ketë dhe bindjen e mbështetjen e opozitës jashtëparlamentare për të realizuar këtë operacion.

Opozita jashtëparlamentare nuk ka votë në dispozicion, por do të tentojë të ndikojë në derivatin e saj të mbetur në parlament për të imponuar vullnetin e saj.

Opozita e parlamentit nuk ka legjitimitet moral në administrimin e votës së saj, por do të tentojë ta shesë shumë shtrenjtë të drejtën e votës së saj në parlament.

Të gjithë kundër të gjithëve dhe gjithkush që ka nevojë për tjetrin, tashmë janë në momentin kur edhe nëse duan, nuk munden të bëjnë përpara pa pak pazar. Nga ato lloj llogarish që në Shqipëri shkojnë nga premtimet për një vezë të menjëhershme të të sotmes e deri tek ato për pulë pushteti neser. Eshtë krijuar një qark i mbyllur, që nis me interesa politikë dhe nuk mbyllet me interesa individuale, premton vetëm sherr dhe rrëmujë. Eshtë një nga ekuacionet më të vështirë dhe njëkohësisht më qesharakë që duhet zgjidhur deri në dimrin e këtij viti. Me shumë gjasë, në epilog të tij ai do të vazhdojë me një thirrje për arbitra të huaj, për t’u shndërruar dhe në dëshminë e rradhës për të kuptuar dhe njëherë sesa i gabuar ishte akti i opozitës për daljen nga sistemi. Se i cfarë shkalle lebetie ishte vullneti për të bërë listat e deputetëve dhe për të improvizuar pianistë delikatë nga sharrëxhinj të zhurmshëm, me mendësinë që pastaj pianistëve t’u kërkohet prerja e pyllit! Tani është rradha e sistemit që po “hakmeret”. Sistemi po tallet me të gjithë duke nisur me ata që fyejnë edhe barsaletat vetë nëse bëhen personazhe të tyre! (JavaNews.al)

Next Post
Niset Kontigjenti XIV në detin Egje, Koçi: Kontribut për sigurinë e Evropës

Koçi: Meta është një liliput para Kushtetutës, duhet të shkarkohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In