• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Saturday, December 7, 2019
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i Triestes për Ballkanin, temat në fokus dhe cilat janë pritshmëritë e Brukselit

Java News by Java News
10/07/2017 14:57
Samiti i Triestes për Ballkanin, temat në fokus dhe cilat janë pritshmëritë e Brukselit
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Forcimi i bashkëpunimit rajonal për një rrugë më të shpejtë drejt BE”, – kjo është motoja e samitit të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet më 12 korrik në Trieste. Në fokus të Brukselit janë projektet e përbashkëta.

Samiti i katërt i Procesit të Berlinit, i nisur në vitin 2014, do të jetë një shans i mirë që kryeministrat dhe ministrat e punëve të Jashtme, Ekonomisë dhe Transportit të vazhdojnë bisedimet për forcimin e bashkëpunimit, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në samitin e Triestes do të marrin pjesë edhe e ngarkuara e BE për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, komisioneri për zgjerimin e BE, Johannes Hahn dhe komisionerja për transportin, Violeta Bulc. “Strategjia jonë ka si synim përfundimtar anëtarësimin e të gjitha gjashtë vendeve në BE”, theksoi Hahn gjatë përgatitjeve në Bruksel për këtë samit në Trieste. Në Bruksel thonë se agjenda për samitin e Triestës, i cili do të mbahet me 12 korrik, do të përgatitet deri në momentin e fundit. Ajo do të paraqitet para liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe vendeve partnere: Austrisë, Kroacisë, Francës, Gjermanisë, Sllovenisë dhe Italisë.

Temat në fokus

Samiti do të fokusohet tek tri çështje të rëndësishme: vazhdimi i ndërlidhjes mes vendeve të rajonit në fushën e transportit dhe infrastrukturës energjetike, zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal, si dhe forcimi i kontakteve mes të rinjve dhe shoqërisë cilive. Në samit do të bisedohet për zbatimin e Planit për ndërlidhje, të nisur në kuadër të Procesit të Berlinit, me qëllim zhvillimin ekonomik dhe financimin e projekteve infrastrukturore në transport dhe energji. Burime të Komisionit Evropian thonë se Brukseli do të vijë në Triestë me oferta të reja për mbështetje financiale të projekteve infrastrukturore në rajon. Pritet dhe nënshkrimi i një marrëveshje për krijimin e një unioni të transportit, i cili ka për qëllim integrimin e mëtejshëm të rrjeteve transportuese në rajon, por edhe ndërlidhjen e infrastrukturës së rajonit me rrjetet transportuese të BE.

A do të ketë treg të përbashkët në Ballkanin Perëndimor?

Krahas projekteve infrastrukturore, në Bruksel më së shumti është biseduar në kuadër të përgatitjeve të samitit në Triestë edhe për forcimin e lidhjeve ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Komisioneri Hahn disa herë ka theksuar nevojën e harmonizimit të një “plani aksional” dhe zhvillimin e tregut të përbashkët ekonomik. Ideja për një treg të përbashkët është paraqitur në samitin e Sarajevës në mars të këtij viti dhe ka mbështetjen e BE-së. Hahn thotë se qëllimi kryesor i Triestes duhet të jetë qarkullimi i lirë i mallrave dhe shërbimeve, por kjo ide në rajon ka hasur në kundërshtime të fuqishme.

Mali i Zi dhe Kosova janë shprehur kundër “tregut të përbashkët”. Kosova e ka shpjeguar këtë qëndrim me faktin që këtë shtet nuk e kanë njohur Serbia dhe B-H, ndaj me to nuk mund të ketë një “treg të përbashkët”. Prishtina ka shprehur rezerva edhe për shkak të bashkëpunimit të ngushtë mes Serbisë dhe Rusisë, që mund të ketë influencë të madhe në tregun rajonal të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, Mali i Zi mendon se një treg i këtillë do të shihej si alternativë e mundshme e integrimeve të Ballkanit në BE.

”Gjërat janë të ndryshme”, pohon Hahn. “Bëhet fjalë për përgatitjen e rajonit për futjen në tregun e tanishëm evropian.” Në Bruksel thonë se tregu rajonal do të përfshinte rreth 20 milionë qytetarë dhe do të hapte 10.000 vende të reja pune, si dhe do të përmirësonte gjendjen ekonomike dhe politike. Por mbetet të shihet nëse këto argumente do të pranohen nga të gjithë në Trieste. Ajo që duket e sigurtë në këtë moment është hapja e një Forumi për investime në kuadër të odave ekonomike të gjashtë vendeve të Ballkanit si dhe Kroacisë dhe Sllovenisë. Pritet që KE të mbështesë edhe sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorin privat. Në kornizat e samitit do të mbahet edhe Forumi i të rinjve dhe do të promovohet programi Erasmus për shkëmbimin e studentëve mes vendeve të rajonit, gjë që me sukses ka filluar.

Triesta si urë mes BP dhe BE

Vëmendje të posaçme këtij samiti i kushton edhe Italia si nikoqire. Italianët thonë se ata kanë lidhje të fuqishme me vendet  Ballkanit dhe theksojnë edhe Deklaratën e Romës për “të ardhmen e BE”, të përgatitur në mars në Romë, e që duhet të miratohet në Trieste. Autoritetet italiane thonë se BE-ja duhet të mbështesë përgatitjen sa më të mirë të vendeve të këtij rajoni, për anëtarësim në BE. ”Me këtë samit në Triestë duam të ndërtojmë ura me Ballkanin Perëndimor dhe të forcojmë angazhimet e tyre për afrim me vendet e tjera të Evropës. Perspektiva e anëtarësimit nuk duhet të jetë një koncept abstrakt por i kapshëm dhe i arritshëm. Ne duhet të punojmë më shumë në mënyrë që Ballkani të jetë port i paqes dhe që vendet e Ballkanit Perëndimor të futen në BE dhe të respektojnë të gjitha vlerat e tij”, tha ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano. Në Bruksel dhe Romë shpresojnë se samiti në Trieste do të paraqesë edhe njëherë BE-në si “mbrojtës të stabilitetit dhe prosperitetit në këtë rajon”, por me mbështetjen dhe angazhimin e vet Ballkanit Perëndimor.dw

ma.me

Next Post
Philip Morris i paguan miliona dollarë Australisë

Philip Morris i paguan miliona dollarë Australisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

“Po 625 mijë dollarë nga dolën?!”, Braçe: Dy prokurorët janë përdorur për të pastruar imazhin e Lylzim Bashës!

Anulohet Milot-Balldren, Braçe: Rruga nuk do të bëhet, kompania nuk iu përgjigj kontratës

December 6, 2019
Interi bllokohet nga Roma, Juventusi fërkon duart

Interi bllokohet nga Roma, Juventusi fërkon duart

December 6, 2019
VIDEO/ Durrësi zbukurohet për festat e fundvitit, banorët përpiqen ti kthehen përditshmërisë pas tërmetit

VIDEO/ Durrësi zbukurohet për festat e fundvitit, banorët përpiqen ti kthehen përditshmërisë pas tërmetit

December 6, 2019
Enveri në Bahçallëk: Tërmeti preku 500 fshatra e disa qytete, shembi 17 mijë shtëpi, por nuk lëkundi shqiptarin

Enveri në Bahçallëk: Tërmeti preku 500 fshatra e disa qytete, shembi 17 mijë shtëpi, por nuk lëkundi shqiptarin

December 6, 2019
Mungesa e transparencës për fondet/ Plas sherri mes aktivistëve të Aleancës për Teatrin

Mungesa e transparencës për fondet/ Plas sherri mes aktivistëve të Aleancës për Teatrin

December 6, 2019
FOTO/ Hodhi fëmijën nga ballkoni i katit të 10-të, zbulohet arsyeja tronditëse: Adoleshenti donte të dilte në lajme

FOTO/ Hodhi fëmijën nga ballkoni i katit të 10-të, zbulohet arsyeja tronditëse: Adoleshenti donte të dilte në lajme

December 6, 2019
VIDEO/ Aksident i frikshëm në autostradë, maunes i bie rimorkio në ecje. Ja si shpëtojnë makinat

VIDEO/ Aksident i frikshëm në autostradë, maunes i bie rimorkio në ecje. Ja si shpëtojnë makinat

December 6, 2019
Vëllezërit kosovarë humbën jetën nën rrënoja, lajm i mirë për 6 fëmijët jetimë: Nis shtëpia, 1 mijë euro pension

Vëllezërit kosovarë humbën jetën nën rrënoja, lajm i mirë për 6 fëmijët jetimë: Nis shtëpia, 1 mijë euro pension

December 6, 2019
“Nxora k***ën time në borë”/ Kylie Jenner thyen rrjetin si një lepurushë seksi me shoqen e saj

“Nxora k***ën time në borë”/ Kylie Jenner thyen rrjetin si një lepurushë seksi me shoqen e saj

December 6, 2019
FOTO/ “I dashur Alesio të përqafoj”, Tjetër surprizë për djemtë pas takimit me Ronaldon dhe Buffon

FOTO/ “I dashur Alesio të përqafoj”, Tjetër surprizë për djemtë pas takimit me Ronaldon dhe Buffon

December 6, 2019

LAJMET MË TË LEXUARA

U hodhën nga ballkoni në Thumanë, Rama u bën surprizën e jetës dy fëmijëve. Takohen me Christiano Ronaldon dhe Buffon

U hodhën nga ballkoni në Thumanë, Rama u bën surprizën e jetës dy fëmijëve. Takohen me Christiano Ronaldon dhe Buffon

by Java News
December 6, 2019

Punonjësit janë detyruar të japin rrogën? Rama flet për herë të parë edhe për shpërblimet e Vitit të Ri

by Java News
December 6, 2019

“Pse nuk e ngrite zërin më parë?”, Lubonja pyet LIVE inxhinieren Luljeta Bozo

“Pse nuk e ngrite zërin më parë?”, Lubonja pyet LIVE inxhinieren Luljeta Bozo

by Java News
December 5, 2019

U shfaq në krah të Ramës, kush është vajza shqiptare e Vitorio Sgarbit dhe historia rozë me të ëmën e saj

U shfaq në krah të Ramës, kush është vajza shqiptare e Vitorio Sgarbit dhe historia rozë me të ëmën e saj

by Java News
December 5, 2019

Berisha numëron bandat: Në Vlorë janë me 400 anëtarë, në Shkodër me 180

Berisha “ngatërron” Gërdecin me tërmetin: Viktimat në Thumanë janë vrasje shtetërore

by Java News
December 6, 2019

Inxhinierja Bozo këshillon qytetarët: Zonat që duhet të zgjedhni për të qenë sa më të mbrojtur nga tërmeti

Inxhinierja Bozo këshillon qytetarët: Zonat që duhet të zgjedhni për të qenë sa më të mbrojtur nga tërmeti

by Java News
December 6, 2019

Ish zv.Kryeministri i Berishës sulmon Bozon: Pse një “mësuese dherash” duhet të na detyrojë si t’i shpenzojmë paratë?

Ish zv.Kryeministri i Berishës sulmon Bozon: Pse një “mësuese dherash” duhet të na detyrojë si t’i shpenzojmë paratë?

by Java News
December 5, 2019

Rama zbulon detaje: Ku do të ndërtohen 500 apartamentet e Erdoganit dhe lagjet e reja

by Java News
December 6, 2019

Gropa gjigande hapet papritur në rrugë, merr me vete makinën e pastrimit dhe një motoçikletë

Gropa gjigande hapet papritur në rrugë, merr me vete makinën e pastrimit dhe një motoçikletë

by Java News
December 6, 2019

Kostandin Xhuvanit i shtohen edhe 4 vjet burg, i zbulohet konflikti me armë në Gjirokastër

Kostandin Xhuvanit i shtohen edhe 4 vjet burg, i zbulohet konflikti me armë në Gjirokastër

by Java News
December 6, 2019

JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2. Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • NUIS: L12428001P
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In