Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave zhvilloi të mërkurën një seancë dëgjimore me kryetaren e AMF-së Enkeleda Shehu, lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni për vitin 2015.
Gjatës seancës së pyetje-përgjigjeve, deputetët e komisionit të Ekonomisë ngritën shqetësimin në lidhje me rritjen e çmimeve të policës së sigurimit të detyrueshëm motorrik në mënyrë të sinkronizuar me rreth 28 % nga kompanitë gjatë muajit gusht.
Për këtë, kryetarja e AMF-së, Shehu u shpreh se tregu është i liberalizuar dhe se nuk mund të merren masa . Por për këtë, ajo tha se duhet të hetojë Autoriteti i Konkurrencës.
Duke folur për licencimin e bursës së parë private, Shehu u shpreh se “AMF është në hapat e parë për licensimin e bursës së parë private dhe se kjo bursë do të zhvillojë tregun e kapitalit dhe tregun financiar”.
Lidhur me rritjen e çmimit të policës së sigurimit të detyrueshëm motorrik, Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim paraprak. /a.m.