Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë ne territorin shqiptar gjatë muaj Gusht është rritur me 26,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
E parë kjo shifër në 8 muaj, janar-gusht, sipas të dhënave të Instat, numri i të huajve është rritur me 16,8 për qind. Ose e thënë ndryshe Shqipërinë e kanë vizituar në tetëmujorin e 2018, 4.397.638 të huaj. Shumica e vizitoreve kane ardhur per turizem.
Gjermania është vendi që ka patur hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, një rritje kjo me 82,5 për qind, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Mali i Zi me 63,5 për qind.
Në tetëmujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Gjermania ka patur rritjen më të madhe 36,9 %.
Gjatë muajit Gusht, vihet re një rritje të të huajve për qëllime biznesi apo qëllime fetare.
Nga ana tjetër, një rritje të lehtë kanë pësuar edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Gusht 2018, është 688.559 krahasuar me Gusht 2017, ky numër është rritur 1,3 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në tetëmujorin 2018, është 3.550.502, duke u rritur 3,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shifrat e INSTAT konfirmojnë edhe parashikimet e Këshillit Botëror te Turizmit dhe Udhëtimeve (WTTC), i cili njoftoi per një rritje të gjithanshme për turizmin shqiptar gjatë vitit 2018.
Në një analizë të përgjithshme, WTTC-ja përmend ndikimin e turizmit shqiptar në Produktin e Brendshëm Bruto, në punësim, në numrin e vizitorëve si edhe në totalin e investimeve.
WTTC-ja i parashikon në rritje të gjithë këta faktorë.
Sipas saj, kontributet direkte të turizmit në PBB gjatë vitit 2017 ishin 134. 1 miliardë lekë (USD 1,124.1mln), ose 8.5% të PBB-së totale, ndërkohë që për vitin 2018 parashikohet një rritje prej 3.9% in 2018 dhe një rritje prej 4.7% në vit përgjatë viteve 2018-2028.
Kjo rritje do të arrijë në 220.4 miliardë lekë (USD 1,847.2 mln) ose në 9.3% të PBB-së totale në vitin 2028.
Sipas WTTC kontributi total për vitin 2017 ishte 414.2 miliardë lekë (USD 3,471.9 mln) ose 26.2% e PBB dhe parashikimi është një rritje prej 4.4% në vitin 2018 dhe një rritje prej 4.7% në vit, në 684.2 miliarëd lekë (USD 5,735.0 mln) ose 28.9% e PBB në vitin 2028.
Ndërkohë, kontributi direkt për punësimin nga turizmi gjatë vitit 2017 ishte 93,500 vende pune (7.7% e punësimit total). Kjo pritet të rritet 3.3% në vitin 2018 si edhe një rritje prej 1.4% çdo vit në 111,000 vende pune (8.8% e punësimit total) në vitin 2028.
Në 2017, kontributi total i turizmit në punësim, përfshi punët e mbështetura në mënyrë indirekte nga industria ishte 24.1% e punësimit total (291,500 vende pune).
a.ç