Pak ditë më parë Merita Brama, i ka shkruar Nismës Thurje, e cila në faqen e saj të Facebook, ka publikuar mesazhin tronditës të gruas e cila ka frikë për jetën, se mund ta pësojë njësoj si gjyqtarja Fildesi.Ajo ka publikuar edhe foton e ish-bashkëshortit, i cili e kërcënon se do ta vrasë. Por nuk mbaron me kaq. Gruaja tregon se si disa kohë më parë është dhunuar barbarisht me levë në rrugë nga ish-burri.
Fill pas letrës tronditëse të Meritës ka reaguar policia e shtetit e cila ka administruar kallëzimin e saj dhe ka angazhuar gjithë kapacitetet e saj për vënien para përgjegjësisë së autorit të dyshuar. Policia Vendore ka kryer disa tentativa për kapjen e tij në zonën ku dyshohet se qëndron i fshehur.Ndërsa për shtetasen është ofruar ndihma policore si për çdo rast tjetër. Edhe në takimin e një dite më parë Drejtori Çako u ka kërkuar drejtuesve vendorë të trajtojnë me shumë seriozitet problematiken e dhunës në familje. /Noa.al/ma.me