Në një intervistë për “Good Morning Britanin”, sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo ka deklaruar se së shpejti do të martohet me modelen e njohur spanjolle Georgina Rodriguez.
Së bashku ata kanë një vajzë, Alana Martina, që ka lindur në nëntor të 2017-ës.
“Martesa? Georgina më ka ndihmuar shumë. Sigurisht që jam i dashuruar me të dhe një ditë do të martohemi. Kjo është e sigurt. Në fund të fundit, kjo është edhe ëndrra e nënës time”, u shpreh Crstiano Ronaldo, futbollisti i Juventusit.
/a.r