Romë/ Hashash dhe kokainë, në pranga shqiptari

Një shqiptar është arrestuar në Romë nën akuzën e transportit të drogës. 30-vjeçari  dyshohet se kishte rolin e korrierit për llogari të një organizate kriminale. Ai e transportonte lëndën narkotike nga banesa tek tregtarët e tjerë, që më pas e shisnin tek klientët.

Teksa  shqiptari shikon policinë, tenton që të arratiset me një skuter, por pas një ndjekje të shkurtër arrestohet.  Në çantën e shpinës kishte 6 kg hashash dhe një tufë me çelësa. Hetuesit shkuan më pas në banesën nga ku doli shqiptar dhe brenda një kute të fshehur u gjetën 140 kg kanabis dhe 4 kg kokainë.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU