“Rolling Stones” bëhen gati për turneun veror

Veteranët e Rokut, “Rolling Stones” rikthehen sërish këtë verë, pas shtyrjes me disa muaj të turneut të tyre “No Filter” në Amerikën e Veriut, kjo për shkak të një problemi me shëndetin të liderit te grupit, Mick Jagger.

75-vjeçari, sipas mediave amerikane, i është nënshtruar një operacioni në zemër në Nju Jork.

Burime të brendshme bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore tashmë është stabilizuar dhe Jagger është gati për t’u rikthyer në skenë.

Përmes një reagimi në Tëitter, “Rolling Stones” njoftojnë se Mick Jagger, Keith Richards, Charlie Ëatts dhe Ronnie Ëood mezi presin të nisin turin e tyre më 21 qershor nga Chicago.

Të njohur për hitet e tyrë ndër vite, “Broën Sugar” dhe “Sympathy For The Devil”, banda veterane e rrokut do të udhëtojë përmes Amerikës dhe Kanadasë për gati 3 muaj./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU