Roberto Saviano ‘dush të ftohtë’ politikës italiane: Shihni veten tuaj përpara se të fajësoni emigrantët për gjithçka!

Dhe është një “dush i ftohtë” për qeverinë dhe gjithë klasën politike italiane, që gjatë këtyre viteve dhe sidomos muajt e fundit, përpiqet gjithmonë të fshihet pas faktit se Italinë e kanë pushtuar emigrantët, duke mos i dhënë zgjidhje reale problemeve të qytetarëve.

“Por ne jemi italianë, thuhet, dhe është Italia ajo që duhet të na interesojë apo jo? Pikërisht ngaqë jemi italianë duhet të interesohemi për Italinë dhe forcat politike duhet të shohin në sy realitetin dhe t’u shpjegojnë zgjedhësve të tyre se si qëndron e vërteta”, shkruan Saviano.

Italia përgatitet të shkojë në zgjedhje vitin tjetër, ndaj gazetari paralajmëron qytetarët që të refuzojnë fushatën që për gjithçka u hidhet faji emigrantëve. Është e vërtetë që vendi ndodhet në një gjendje të vështirë, pasi çdo ditë vijnë qindra emigrantë në Mesdhe, por shteti duhet të ndihmojë ata që nuk kanë mundësi dhe jo të bëjë luftë ligjore me organizatat shpëtimtare, siç është “Medici Senza Frontiere” që çdo ditë shpëton jetë njerëzish.

Shteti italian po përpiqet të bindë opinionin publik se OJQ-të që po shpëtojnë jetë njerëzish, kanë objektiva të tjerë pasi kanë financime të mëdha. E majta në pushtet kërkon të ndjekë një politikë pragmatiste, duke thënë se emigrantët nuk janë problemi ynë dhe nuk kemi pse të merremi me ta. “Thuhet se OJQ-të kanë para. Por pse duhet të jenë pa para? Pse preferohet që paratë të shkojnë për futbollin, për argëtim, për modën, për aktivitete që i riciklojnë, dhe të mos shkojnë për aktivitete humanitare?”, pyet ironikisht Saviano.

“Historia e të majtës demokratike lind nga ëndrra konkrete për ta çliruar njerëzimin nga skamja dhe injoranca. Nuk mundet që në emër të pragmatizmit të tradhtojë identitetin e saj. Heshtja e së majtës italiane është rekuiemi i saj”, përfundon artikullin e tij Roberto Saviano, duke kërkuar që e majta të ndihmojë emigrantët, të marrë përgjegjësitë e saj dhe politika të mos fshihet pas gishtit. /ma.me

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com