Robert Ndrenika kërcënon: Po prishët teatrin, nuk do të tretem në gropë, por në gërmadhat e tij

Një deklaratë jo e zakontë është bërë një mbrëmje më parë në një tryezë ku ishin ulur aktori Robert Ndrenika, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku, Erion Veliaj.

ndrenika kumbaroTë pranishëm në Teatër Kame, ku po mbahej nata e fundit e Festivalit Ballkanik të Teatrit, për pak minuta këto tri personazhe “të kundërt” për misionet e tyre kanë përjetuar tension për shkak se aktori Robert Ndrenika ka qenë në pozicionin e tij: aktori që shqetësohet për fatin e teatrit.

ndrenika veliajNëse me Veliajn biseda ka shkuar e qetë, dhe në përpjekje për të kuptuar se çfarë do të bëhet me godinën e teatrit, me ardhjen pak minuta më vonë të Kumbaros, biseda është rënduar.

Ndrenika pa e zgjatur shumë është shprehur drejtpërdrejti se është hapur fjala që do të transferojnë teatrin, për të ngritur kulla në tokën e tij aktuale.

“Nëse ndodh që godina e teatrit shembet, unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”, ka qenë deklarata e ashpër në tavolinë, jo formale e aktorit Robert Ndrenika.

Ndoshta kjo është nga më të ashprat që pas vitit 2000 kur u ngrit e njëjta çështje.

Kumbaro është “detyruar” të ulë pak tensionin…

Ndërsa Ndrenika për disa minuta ka treguar se ka shëtitur në të gjithë Ballkanin, në Shkup, Athinë, Bukuresht ku teatrot janë prej 400 vjetësh, ndërsa në Tiranë po bëhen xhami, stadium dhe teatër jo.

Në ironi, Ndrenika ka kujtuar një bisedë me mikun e tij, Loro Kovaçin, kur ishte i ri, cili i kishte thënë: “Ju të rinjtë do ta gëzoni teatrin”.

Por me këtë Ndrenika ka thënë se nuk ka arritur ta gëzojë…

Ashtu si Veliaj dhe Kumbaro në këtë bisedë të lirë kanë mundur ta qetësojnë aktorin, ndonëse me frikë të hapur, se do të gjejnë formulën e duhur për ndërtimin e Teatrit.

Optimizmi i Kumbaros lidhej me ndërtimin e teatrit në Korçë, apo Shkodër…

Ndërsa aktori ka këmbëngulur se ministrja duhet të jetë e hapur, pasi ka mungesë informacioni, por dhe frikë…

“Le të bëhet edhe pas 5 vjetësh teatri, por ama të bëhet. Tiranës i takon teatri. Ajo është tokë e italianëve, të lutem mos e prishni teatrin, rikonstruktojeni atë, bëjeni modern”, thotë Ndrenika… duke lënë një heshtje të gjatë e të rrallë mbi këtë ngjarje.

BW/d.i.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU