Rita Ora për Majlindën: Kurrë më parë s’kam qenë kaq krenare që jam shqiptare

Suksesin e madh të Majlinda Kelmendit në “Rio 2016” e ka përshëndetur edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora.

Rita ka shkruar në Instagram se momenti i triumfit të Majlindës e ka bërë shumë krenare që është shqiptare.

auto_441470610818-848x471“Nuk kemi mundur kurrë të tregojmë talentin tonë, tani që jemi të pavarur mundemi! Gjithçka që kam bërë e kam bërë me krenari që jam shqiptare, jam shumë e lumtur që e shoh këtë!

Më ka bërë të qaj, nuk mund të isha më krenare që jam kosovare! Majlinda Kelmendi, Ne të duartrokasim ty vajzë”, ka shkruar ajo. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU