Rikthehet pas 25 vitesh legjenda e Pink Floyd me një surprizë për fansat (VIDEO)

Roger Waters u ka dhënë fansave një ide se çfarë të presin nga albumi i tij i ri me titull, “Is This the Life We Really Want?”.

Album i ri i legjendës së “Pink Floyd” është caktuar për t’u lancuar më 19 maj dhe ky do të jetë albumi i pestë solo i tij.

Ky projekt vjen pas dy dekadash e gjysmë, kur kihet parasysh se albumin e fundit, Waters e ka publikuar në vitin 1992 (“Amused to Death”).

Rokeri ka njoftuar se do të nisë një turne pas lansimit të albumit me koncertin e parë që do të mbahet në Kansas City (Missouri) më 26 maj.

Duke folur për turneun, ai ka bërë të ditur se do t’i këndojë edhe hitet e “Pink Floyd”, njofton Telegrafi.

“Do të jetë një kombinim i materialit nga karriera ime e gjatë, material nga vitet e mia me ‘Pink Floyd’ dhe disa gjëra të reja. Ndoshta do të jetë 75 për qind material i vjetër dhe 25 për qind material i ri”, ka thënë Waters më herët. /Telegrafi/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU