Riatdhesohen 60 shqiptarë, kërkuan azil në Francë

Ministria e Brendshme njofton se 60 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë, janë riatdhesuar në aeroportin e Rinasit.

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda u bëri thirrje qytetarëve të mos kërkojnë azil, pasi kjo mund t’i penalizojë në të ardhmen.

“Gjithë qytetarët e Shqipërisë që të respektojnë lëvizjen jashtë territorit në zonë shengen. Kjo për faktin se është një kosto e madhe për ta. Është një rrugë jo e drejtë dhe nuk i çon asgjëkundi, penalizohen dhe nuk lejohen të udhëtojnë në shtetet e zonës Shengen.

Operacioni i Francës do të vazhdojë në kuadër të vizitës së ministrit të Brendshëm shqiptar në Francë para disa kohësh me ministrin e Brendshëm francez, ku u dakordësua që procedurat e riatdhesimit do ishin më të shpeshta. Ndaj ju lutem qytetarëve shqiptarë, është e drejta e tyre të migrojnë, por të zgjedhin rrugën e migrimit të sigurt”./l.m

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU