Rezultatet/ Mendimi i votuesve për sjelljen e policisë, protestat e opozitës kanë qenë të dhunshme

Si kanë qenë protestat e opozitës

71.8% e shqiptarëve të pyetur nga GPF Inspiring Research thonë se protestat e opozitës kanë qenë të dhunshme ndërsa 20.1% e quajnë atë paqësore.

Sjellja e Policisë së Shtetit përballë protestuesve

Sjellja e policisë së shtetit gjatë protestave të opozitës sipas shqiptarëve të pyetur nga GPF Inspiring Research, ka qenë korrekte ndërsa për 21.4% thonë se ka qenë e dhunshme.

12.6% e gjykojnë si të butë sjelljen efektivëve.

 Nëse nuk hapen negociatat me BE-në fajin e kanë protestat dhe kriza politike

Fajin nëse nuk hapen negociatat këtë vit 39.5% e shqiptarëve të pyetur nga GPF Inspiring Research ia vënë protestave të opozitës ndërsa 31 % e tyre ia vënë klasës politike në përgjithësi përfshirë këtu qeverinë dhe opozitën, duke nënkuptuar mungesën e dialogut mes tyre.

19.5% do bënin me faj qeverinë shqiptare, dhe 9.2% do e lidhnin këtë me situatën politike në vend.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU