UEFA ka publikuar renditjen e re të klubeve pas ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve dhe Europa League.
Kampionja në fuqi i Championsit, Real i Madridit, vazhdon të jetë në vend të parë dhe ndiqet nga Bayern Munichu.
Vendi i tretë i takon Barcelonës, ndërsa top pesëshja mbyllet me Atletico Madridin dhe Juventusin. Kjo e fundit mund të rikuperojë vende nëse triumfon ndaj Real Madridit në finalen e Cardiff me 3 qershor.
Renditja e UEFA bëhet në bazë të paraqitjeve të klubeve në pesë vitet e fundit./a.m.
Ja 10 klubet më të mira sipas UEFA-s: